Vendosni fjalën kyçe....

Zgjedhjet e 6 Marsit, Tabaku: Do nxjerrim kandidatët më të mirë dhe me integritet


Deputetja Jorida Tabaku ka deklaruar se Partia Demokratike do i shpallë brenda afatit kandidatët për kryetar në 6 bashkitë ku do të mbahen zgjedhjet e pjesshme vendore në 6 mars.

Në një komunikim me gazetarët, Tabaku u shpreh se PD do të përfaqësohet me kandidatët më të mirë dhe me integritet.

 “Zgjedhjet lokale të 6 marsit që ka dekretuar Presidenti tregojnë faktin që ne e kemi thënë të degradimit të pushtetit të Edi Ramës të lidhjes së krimit të pushtetit të Edi Ramës. Edhe në zgjedhje të pakontestuara pa kundërshtar si ato të 2019 Rama kërkonte të bënte aleancë me krimin.

Arritëm që në 61 bashki, 6 janë persona o me rekorde kriminale o të larguar. Ne nga informacioent që kemi janë dhe të tjerë.

Jam e sigurt që PD në këto zgjedhje do prezantohet me kandidatët më të mirë të mundshëm më përfaqësues të mundshëm me integritetin më të lartë, krahas kandidaturave kriminale që kishte qeveria që sot janë larguar e kanë lënë 6 vende bosh, pjesa më e madhe sot duhe të ishin bosh.

Kandidatët do shpallen shumë shpejt e brenda afatit të përcaktuar nga KQZ.

PD është e angazhuar që në këtë proces të krijojë një aleancë të jashtëzakonshme dhe të gjerë me të gjithë partitë aleate të koalicionit opozitar së pari dhe së dyti një aleancë me qytetarët.”- u shpreh zonja Tabaku pas interesimit të gazetarëve.