Vendosni fjalën kyçe....

11 vite nga vrasja e protestuesve në Bulevard, Rama e nis ditën duke kërkuar drejtësi për “21 Janarin”


Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme duke kërkuar drejtësi ende pas 11 vitesh nga vrasja në Bulevard të 11 protestuesve.

Rama shkruan se “drejtësia vonon por nuk harron” duke vijuar më tej se “më në fund ka shenja pozitive nga veprimi i drejtësisë së re”.

MIRËMËNGJES

dhe me bindjen që drejtësia vonon po nuk harron, si edhe ndjesinë më në fund pozitive nga shenjat e dallueshme të veprimit të drejtësisë së re, nderojmë sot katër protestuesit paqësorë të 21 janarit, vrasja barbare e të cilëve kërkon drejtësi”, shkruan kryeministri Rama.