Vendosni fjalën kyçe....

6 humbje jete në vend, 2670 raste të reja me koronavirusin e ri


Gjashtë pacientë kanë humbur jetën lidhur me Covid-19 në vend.

Që prej nisjes së pandemisë Shqipëria ka raportuar zyrtarisht 3292 viktima.

Personat që kanë humbur jetën janë dy qytetarë nga Saranda 36 dhe 84 vjeç, dy qytetarë nga Tirana 62 dhe 80 vjeç, një qytetar nga Berati 66 vjeç, një qytetar nga Gjirokastra 67 vjeç.

Së fundmi janë kryer 9485 testime nga të cilat janë gjetur 2670 raste të reja me koronavirusin e ri. Në spital po mjekohen 134 pacientë nga të cilët 13 janë në gjendje më të rënduar.