Manjati i softuerit Bill Gates ka pohuar se viruset e së ardhmes mund të jenë më vdekjeprurëse se Covid-19, duke thënë se vendet e pasura duhet të rrisin fondet e vaksinave për t’u përgatitur për shpërthime potencialisht katastrofike.
Bashkëthemeluesi i Microsoft bëri komentet e tij ndërsa njoftoi një premtim të ri prej 150 milionë dollarësh nga Fondacioni Bill dhe Melinda Gates për Koalicionin për Inovacionet e Përgatitjes Epidemike (CEPI).
Ai vuri në dukje se ndërsa llojet Delta dhe Omicron të Covid-19 ishin ndër viruset më të transmetueshëm të parë ndonjëherë, bota mund të ishte goditur nga një patogjen më virulent, duke vrarë shumë më tepër njerëz.
“Duke investuar në kërkimin dhe kapacitetin e prodhimit të vaksinave për të siguruar që vaksinat e ardhshme të vihen shpejt në dispozicion në të gjithë botën, qeveritë mund të përgatiten për të zbutur shpërthimet e ardhshme.” – tha Gates.
CEPI po përpiqet të mbledhë 3.5 miliardë dollarë për të shkurtuar kohën që duhet për të zhvilluar një vaksinë të re në 100 ditë.