Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar mbylljen e Rrugës së Arbrit për shkak të motit të keq.
Temperaturat e ulëta dhe rreshjet e dendura gjatë natës kanë bërë që kalimi në By Passin e Murrizit të bëhet i rrezikshëm.
Rruga e Arbrit do jetë e mbyllur deri në një komunikim të dytë.
“Për shkak të reshjeve të dendura të dëborës gjatë gjithë natës dhe në vazhdim + temperaturave shumë të ulëta, kalimi ne Bypasin e Murrizit bëhet tepër i rrezikshëm.
Për këtë arsye RRUGA E ARBRIT DO TË JETE E MBYLLUR deri në një komunikim të dyte! Ju faleminderit”, njofton ARRSH.