Vendosni fjalën kyçe....

Celibashi jep detaje për zgjedhjet e 6 marsit: 180 mln lekë kostoja, po punohet për aplikimin e sistemit elektronik


Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi në një konferencë për shtyp ka folur sot për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit në 6 njësi vendore në vend.

Celibashi ka dhënë detaje për KZAZ-të, Qendrat e Votimit dhe numrin e zgjedhësve dhe kostot e zgjedhjeve.

Për Bashkinë e Dibrës ka një KZAZ të cilën zhvillohen zgjedhjet. Në 2021 kanë qenë 56 mijë e 642 zgjedhës të regjistruar. Janë 101 QV në të cilat do të votohet në bashkinë Dibër më 6 mars.

Në Shkodër janë 4 KZAZ të cilat do të administrojnë procesin zgjedhor në këtë bashki. Në zgjedhjet e 2021 kanë qenë 166983 zgjedhës në listën e zgjedhësve, janë 250 QV.

Në Vorë është një KZAZ, janë 44 QV në të cilat do të votohet. Në 2021 kanë qenë 30053 zgjedhës.

Në bashkinë e Rrogozhinës ka një KZAZ, 53 QV, kanë qenë 31996 zgjedhës më listën e zgjedhësve më 25 prill.

Në Bashkinë Lushnjë kemi 2 KZAZ, 157 Qendra Votimi në të cilat do të votohet. Kanë qenë të regjistruar 104249 zgjedhës në zgjedhjet e 2021.

Në Durrës kemi 4 KZAZ, janë 335 QV në të cilat do të votohet. Zgjedhës të regjistruar kanë qenë 258633. Në total janë 13 KZAZ, 940 QV në të cilat do të votohet më 6 mars”-tha Celibashi.

Ndërsa për sa i përket shumës se sa do kushtojnë zgjedhjet Ceibashi tha: ‘Është rreth 180 mln lekë kostoja e këtyre zgjedhjeve. Po punojmë që dhe për këto zgjedhje të aplikohet sistemi elektronik i identifikimit të zgjedhësve”.