Vendosni fjalën kyçe....

Homazhe për “21 Janarin”- Familjari: Prokuroria e Tiranës po fsheh dosjen, Rama të nxisë prokurorinë të hetojë çështjen


Ditën e sotme, Kryeministri Edi Rama, ministra e deputetë socialistë së bashku me familjarë të 4 viktimave të “21 Janarit” zhvilluan homazhe në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Një nga familjarët në një prononcim për mediat deklaroi se Prokuroria e Tiranës po fsheh dosjen dhe nuk jep informacione mbi këtë ngjarje.

Familjari tha se po bëhen përpjekje që çështja të kalojë në SPAK. Ai shtoi se Kryeministri ka detyrimin të nxisë prokurorinë të hetojë çështjen.

Prokuroria e Tiranës ka fsheh dosjen, nuk jep informacione, por ne do e kalojmë në SPAK. Ne me kryeministrin nuk diskutojmë për hetim, ai ka një detyrim për ne që të nxisë prokurorinë të hetojë çështjen. S’ka lidhje kryeministri me hetimin”, tha familjari.