Vendosni fjalën kyçe....

Këshilli i Legjislacionit miraton zgjatjen e aftave të vettingut


Këshilli i Legjislacionit ka miratuar sot ndryshimet kushtetuese të propozuara nga shumica socialiste për zgjatjen e afateve të organeve të vettingut deri në fund të vitit 2024.

Tashmë duhet që ndryshimet të votohen nga Kuvendi.  Ndryshimet duhet të marrin mbështetjen e 84 deutetëve që të hyjnë në fuqi.

Në këshillin e Legjislacionit ka pasur diskutime mes deputeteve Klotilda Busha e Erisa Xhixho nga LSI-ja.

Unë në cilësinë e relatores në përfundim të kësaj procedure  parlamentare nisur në bazë të një kërkese të 39 kolegëve deputetë të mazhorancës për zgjatjen e mandatit të organeve të vettingut, pasi kemi studiuar të gjitha materialet e ardhura në adresë tonë, pasi kemi bërë një vlerësim të çështjeve, vlerësojmë se nisma është në përputhje me kushtetutën, ka një interes legjitim në të mirë të reformës në drejtësi dhe arrijmë në përfundimin se kjo nismë të miratohet.

Në vijim të paraqitjes së kërkesës, Kuvendi në përputhje me Kushtetutën ka ndjekur procedurat ligjore sa i takon rishikimit të kushtetutës. Nisma është futur në konsultim me aktore të shoqërisë. Konsultime janë bërë me botën akademike. Kemi marrë edhe opinionin e tre ekspertëve Aurela Anastasi, Erind Mërkuri dhe Silva Caka kanë paraqitur me shkrim opinionet e tyre në lidhje me nismën. Ne sugjerojmë miratimin e nismës”-deklaroi Bushka.

Mendoj se është një nga iniciativat për ndryshime të kushtetutës. Jam e mendimit dhe e gjykimit që ndryshime të tilla të kushtetutës të cilat është hera e shtatë që ndryshojmë kushtetutën që nga ndryshimet fatkeqe të 2008 duke mos kaluar kjo në referendum duke mos u kaluar qytetarëve. Iniciativa të tilla janë jo vetëm jashtë asaj që do të dëshiroja të ndodhte në këtë moment ku është arnuar pa fund kushtetuta, duke u trajtuar jo si ligj themeltar i shtetit, por as si ligj i thjeshtë me gjithë respektin dhe peshën që duhet të ketë në vendin tonë. Mua më duket një luftë për të ndryshuar sa më shpejtë kushtetutën.

Doja të sillja në vëmendje që në propozimin që kjo maxhorancë i ka bërë kësaj iniciative ka konflikt interesi. Hajde bëjmë diskutim profesional për zgjatjen e këtij procesi. Debati bëhet ky institucion përfaqësohet nga njerëz nga individë që në shumë raste janë anatemuar për veprime të dyshimta me 2 standarde.

Ne e mbështesim zgjatjen e mandatit për institucionin, por nuk mund të flasim për zgjatje afati të personave që janë anatemuar në dhënin e drejtësisë, qoftë të dy standardeve. Vendimet  e tyre janë apeluar në KPA. Nëse ne mbështesin institucionet e reja të drejtësisë, duhet të marrim përgjegjësinë edhe për individët që ushtrojnë këtë detyrëdeklaroi Xhixho.