Vendosni fjalën kyçe....

Martesa e pestë i zgjat vetëm 13 muaj, Pamela Anderson ndahet nga bashkëshorti


Pamela Anderson i ka dhënë fund martesës me bashkëshortin e pestë Dan Hayhurst, pas vetëm 13 muajsh martesë.

Rolling Stone raportoi të enjten se ish-aktorja e Baywatch, ka bërë kërkesën për divorc në vendlindjen e saj, Kanada, ku ishte zhvendosur me bashkëshortin e saj të ri vitin e kaluar.

Ndarja vjen pothuajse një vit Anderson e zyrtarizoi lidhjen me truprojën e saj, pasi të dy ranë në dashuri në fillim të pandemisë së Covid-19 në vitin 2020.

Javën e kaluar Anderson u fotografua pa unazën e saj të martesës në Malibu.

Kujtojmë se dyshja u martuan në një ceremoni intime në prag të Krishtlindjeve në oborrin e shtëpisë së Anderson në ishullin Vancouver, Kanada.