Presidenti i Republikës Ilir Meta, i ndodhur në Korçë ka dhënë një deklaratë për mediat ku ndër të tjera është pyetur për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit dhe fraksionin politik që do mbështesë.
Meta tha se nuk ka asnjë interes për këto zgjedhje por tha se sapo të ikë nga Presidenca do jetë në beteja të vërteta sapo të jenë zgjedhjet e para.
“S’kam asnjë premtim se unë nuk marr pjesë, as kam marrë pjesë në 25 prill as kam ndërmend të marr.
Aman zgjedhjet më të para pasi të heq këtë konstituimin e presidentit më keni në beteja të vërteta. Ilir Meta nuk është nga ata që shesin ndeshjet”-deklaroi Meta.