Vendosni fjalën kyçe....

Një person gjobitet me 350 dollarë për ‘pëlqimin’ e një fotoje në rrjetet sociale


Një ukrainas është gjobitur me 350 dollarë për pëlqimin e një postimi që bën thirrje për përmbysjen e qeverisë së vendit të tij në një rrjet rus të mediave sociale, pasi prokurorët e Kievit e akuzuan atë për cenim të sigurisë kombëtare.

Të dielën, mediat raportuan se vendimi ishte dhënë nga një gjykatë në rajonin verilindor Sumy në fund të dhjetorit. Burri, i njohur si Yuri K., u ndëshkua pasi reagoi ndaj një postimi që kërkonte bashkimin e Ukrainës dhe Bjellorusisë me Rusinë, në platformën Odnoklassniki, që është e ndaluar në vend.

Pamja në fjalë shfaqte flamujt e tre kombeve krahas tekstit që bënte thirrje që ata të bashkoheshin si ‘një popull’. Nën ilustrim, kishte një thirrje që thoshte ‘le të rrëzojmë autoritetet aktuale në Kiev!’

“Nëse jeni dakord, pëlqeni dhe ripostoni.” – shkruhej në tekstin që shoqëron fotografinë, duke shtuar se ‘forca jonë është te bashkimi’.

Zyra e prokurorit Sumy dhe shërbimi i sigurisë i vendit akuzuan punonjësin e stacionit të karburantit për shkeljen e një klauzole të Kodit Penal të Kievit, i cili parashikon dënimin për ‘thirrjet publike për ndryshim të dhunshëm ose përmbysjen e rendit kushtetues ose marrjen e pushtetit me dhunë si dhe shpërndarjen e materialeve që bëjnë thirrje për kryerjen e veprimeve të tilla’.