Një person ka gjetur vdekjen në Elbasan në një ngjarje që dyshohet se ka qenë aksidentale.
Një 61-vjeçar me iniciale Q.K., ka qenë duke derdhur mbeturinat pranë koshit të plehrave e dyshohet se ka rrëshqitur duke gjetur vdekjen.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘28 Nëntori’ të qytetit.
Njoftimi
“Elbasan / Informacion paraprak
Më datë 21.01.2022, rreth orës 21:06, njofton urgjenca e spitalit Elbasan, se shtetasi Q.K , 61 vjeç, banues në lagjen 28 Nëntori, Elbasan, dyshohet se duke hedhur mbeturinat tek koshi i plehrave ka rrëshqitur dhe ka gjetur vdekjen. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.”