Kompania që kujdeset për mirëmbajtjen e Rrugës së Kombit ka bërë me dije se e gjitha rruga është e pastruar dhe e qarkullueshme për mjetet pavarëisht reshjeve të borës që kanë rënë në veri të fundit së fundmi.
Në një reagim zyrtar AHC thekson se janë marrë të gjitha masat që rruga të jetë e pastruar edhe në ditët në vijim ku pritet që të ketë një përkeqësim të kushteve atmosferike.
Ajo u bën thirrje drejtuesve të mjeteve që ecin me shpejtësi të zvogëluar, të respektojnë sinjalistikën rrugore sidomos tabelat elektronike e mesazhet e tyre, të ecin me goma dimërore si dhe të kenë në çdo rast me vete zinxhirë.
“Moti i keq që përfshirë Shqipërinë dhe rreshjet e dendura të dëborës kanë qenë prezente edhe në segmentin rrugor Fan – Kolsh, pjesë e autostradës Milot – Morinë.
Aktualisht rruga është e pastruar nga dëbora dhe pa probleme në qarkullimin rrugor.
Duke u nisur nga situata e orëve të fundit dhe parashikimet për ditët në vazhdim, AHC ka marrë të gjjtha masat duke rritur numrin e shërbimeve në mirëmbajtjen e “Rrugës së Kombit”.
AHC ju bën apel drejtuesve të mjeteve të bëjnë kujdes gjatë udhëtimit të tyre në ”Rrugën e Kombit”:
- Kërkojme nga përdoruesit e rrugës të ecin me shpejtësi të reduktuar
- Të respektojnë sinjalistiken rrugore dhe kujdes të shtuar në tabelat elektronike dhe mesazhet që ato përcjellin.
- Të lëvizin me goma dimërore dhe të kenë në çdo rast zinxhirë në makinë
Për çdo shqetësim apo informacion të nevojshëm mund të na telefononi
24 orë në nr jeshil 08000400.” – thuhet në mesazhin e shpërndarë nga AHC.