Studiuesit në Kinë kanë zhvilluar një copë lëkure fleksibël me valë, që mundëson shkëmbimin e stimujve të prekshëm midis një operatori njerëzor dhe një roboti.
E krijuar nga një ekip shkencëtarësh nga Universiteti i qytetit të Hong Kongut, Universiteti i Teknologjisë Dalian, Universiteti Tsinghua dhe Universiteti i Shkencës dhe Teknologjisë Elektronike të Kinës, pajisja është mjaft e ndjeshme për të kapur lëvizjen dhe faktorët e stresit, për shembull përdredhjen dhe rrotullimin.
Ndërkohë që tashmë ekziston teknologjia që i lejon njerëzit të përdorin robotët në distancë, ajo që e bën këtë copëz të ‘lëkurës elektronike’ të dallohet është fakti se ajo është shumë më pak e rëndë, më e lehtë për t’u trajtuar dhe, së fundi, por jo më pak e rëndësishme, me sa duket ofron më shumë reagime se paraardhësit e saj.
Në një artikull të botuar në revistën ‘Science Advances’, studiuesit kinezë shpjegojnë më në hollësi se cilat veçori teknike e bëjnë të mundur këtë.
Edhe pse ende një prototip, sistemi mund të jetë i dobishëm në asgjësimin e bombave dhe pastrimin e mbetjeve radioaktive që janë vetëm disa nga zonat ku ndihma robotike ka të ngjarë të vlerësohet.