Vendosni fjalën kyçe....

Shtohet shpresa për të prekurit, zbulohet mënyra për të ‘mashtruar ’e zhdukur HIV-in – Studimi


Studiuesit kanë rafinuar një qasje ‘gjuaj e vrit’ që synon grimcat e fjetura të HIV-it duke i ‘mashtruar’ ato për t’u sulmuar më pas nga qelizat vrasëse natyrore të trupit, duke ofruar shpresë për një kurë të mundshme.

Studimi, gjetjet e të cilit u botuan në revistën ‘Nature Communications’, përfshinte teste laboratorike në 10 minj të infektuar me HIV. Një ekip shkencëtarësh nga Universiteti i Kalifornisë në SHBA raportoi se virusi që shkakton AIDS-in u eliminua plotësisht në rreth 40% të rasteve.

Hulumtimi i ri ishte vijim i një qasjeje të ideuar në vitin 2017 që pa ekipin të përdorte një agjent sintetik të quajtur SUW133 për të aktivizuar HIV-in e fjetur te minjtë e infektuar. Përbërja kimike, e zhvilluar në Universitetin Stanford, mashtron qelizat virale që të zbulojnë veten.

Pasi ai studim pa që rreth 25% e qelizave të infektuara me HIV u zhdukën brenda 24 orëve, shkencëtarët u përpoqën të përmirësonin efikasitetin këtë herë duke injektuar qeliza të shëndetshme vrasëse natyrore te minjtë. Qasja e kombinuar funksionoi më mirë sesa përdorimi i vetë agjentit ose qelizave vrasëse.

Qëllimi i ekipit tani është të eliminojë 100% të HIV nga minjtë e infektuar.

Nëse rezulton e sigurt dhe efektive në provat njerëzore, qasja mund të heqë nevojën që njerëzit me HIV të varen nga kursi i përjetshëm i barnave anti-retrovirale (ARV). Këto barna nuk e vrasin virusin, por punojnë për ta frenuar atë në fazat e ‘ciklit të tij jetësor’, për shembull, pasi ai depërton në një qelizë pritëse ose kur fillon të riprodhohet.

Megjithëse ARV-të e shtypin virusin në nivele pothuajse të pazbulueshme, ai qëndron i fjetur në qelizat T CD4+ të trupit, të cilat zakonisht janë pjesë e një përgjigjeje të shëndetshme të sistemit imunitar. Më pas, kur trajtimi ARV ndërpritet, HIV shpëton dhe vazhdon të përhapet.

Sipas vlerësimeve të OKB-së, rreth 38 milionë njerëz në mbarë botën aktualisht jetojnë me HIV.