Një distrikt shkollor në SHBA është vënë nën kritika pasi një video në Tëitter tregonte fëmijët e shkollave fillore të ulur jashtë në beton në mot të acartë në atë që më vonë u përshkrua si ‘një pushim ushqimi’.
Videoja virale, e cila u postua të martën nga Shoqata e Prindërve të Qarkut Fairfax (FCPA) në Virxhinia, tregon një mësuese duke qëndruar në rrezet e diellit dhe duke u lexuar një libër rreth 20 fëmijëve të vegjël të ulur në trotuar përpara shkollës së tyre. Shumica e fëmijëve janë në hije.
Zëri i një gruaje të paidentifikuar në video ankohet, duke thënë: “Jashtë është minus 5 gradë Celsius. Kjo është absolutisht e papranueshme, e pabesueshme.”
Fëmijët më vonë u identifikuan se ishin nxënës të klasës së tretë në shkollën fillore Waynewood në Aleksandri, Virxhinia.
Një polemikë e ngjashme u ngrit muajin e kaluar, kur një video e postuar në Tëitter tregoi fëmijët e shkollave fillore në Portland, Oregon, që duhej të hanin drekën jashtë në mot të ftohtë ndërsa ishin ulur në kova plastike duke mbajtur distancë sociale.