Vendosni fjalën kyçe....

Bitcoin në Shijak/ Pesë faktet që rrëzojnë pseudo-operacionin policor


Policia ka njoftuar sot se ka bërë një zbulim të madh. Ka kapur 210 pajisje, prodhim kripto-monedhash në një magazinë, një person i arrestuar, disa të fshehur e të tjera.

Skenar si në filmat mafioz. Në fakt është një bllof.

Së pari nuk është një kompani e fshehur, nuk ka persona të fshehur por ka kompani të regjistruar në QKB.

Pra, është regjistruar në QKB,  nuk ka licensë speciale për këtë aktivitet.

Së dyti është një objekt i ligjshëm, sepse neni 7 i Ligjit numër 9901 thotë se “shoqëritë tregtare mund të ushtrojë çdo veprimtari që nuk ndalohet me ligj”.

Në Shqipëri nuk ka ligj që ndalon prodhimin e kriptomonedhave.

Së treti paguan taksat rregullisht.

E katërta pajisjet që janë për prodhimin e kriptomonedhave janë të gjitha të ligjshme të futura në doganë dhe të çdoganuara. Pra, nuk janë futur kontrabandë.

E pesta paguan rregullisht energjinë elektrike.

Këto janë të pesë faktet që rrëzojnë këtë pseudo-operacion policor dhe e kthejnë në një skandal, sepse, në rastet e ngjashme kur janë kapur prodhime të  kriptomonedhave akuzat e ngritura janë:

Një, vjedhja e energjisë elektrike. Në këtë rast nuk ka vjedhje të energjisë, por ka kontratë të pagimit të energjisë.

Dy, aktiviteti i paligjshëm. Në këtë rast s’ka aktivitet të paligjshëm, pasi është regjistruar në QKB.

Tre, mos pagimi i taksave. Në këtë rast me taksat janë në rregull ligjërisht.

Katër, pajisje elektronike të futura kontrabandë. Në këtë rast s ‘ekziston, sepse pajisjet janë futur me doganë, të çdoganuara.

Jemi përballë fakti që një kompani legale, e regjistruar e rregullt që ka futur pajisjet sipas rregullave dhe ligjeve të shtetit shqiptar, që zbaton çdo ligj të shtetit shqiptar, që paguan çdo taksë, që paguan edhe energjinë shkon dhe arrestohet se prodhon kriptonomedha kur ligji nuk e ndalon.

Ligji të pengon, të ndalon apo ka vepër penale në rastet kur ti vjedh abuzon dhe e shkel atë. Në këtë rast as nuk ka shkelur njeri ligjin, as nuk ka vjedhur dhe as nuk ka abuzuar.

VINI RE: Ky artikull është pronë intelektuale e CNA.al