Vendosni fjalën kyçe....

Djokovic ka 80% të aksioneve në firmën bioteknike që po zhvillon trajtimin kundër Covid – Raporti


Novak Djokovic dhe gruaja e tij kanë shumicën e aksioneve në një kompani daneze bioteknike e cila synon të zhvillojë një trajtim mjekësor për të luftuar koronavirusin, ka thënë shefi ekzekutiv i firmës.

CEO i QuantBioRes, Ivan Loncarevic,. Ylli serb dhe gruaja e tij, Jelena, kanë së bashku 80% të aksioneve, me 40.8% në pronësi të asit të tenisit dhe 39.2% të bashkëshortes së tij.

Loncareviç tha se numri një i tenisit në botë, i cili ka grumbulluar mbi 150 milionë dollarë gjatë karrierës, e bëri investimin në qershor 2020, por nuk e bëri të ditur shumën.

QuantBioRes me bazë në Kopenhagen po synon të zhvillojë një trajtim ‘peptid’ kundër Covid-19 i cili do të pengonte virusin të infektojë qelizat njerëzore.

Ajo pret të nisë provat klinike në Britani më vonë këtë vit dhe ka rreth një duzinë studiuesish që punojnë në Danimarkë, Australi dhe Slloveni, shpjegoi Loncarevic.

CEO theksoi se ishte një trajtim kundër sëmundjes e jo vaksinë.

Lajmi vjen pasi Djokovic u deportua nga Australia pas përplasjes mbi statusin e tij të vaksinimit.