Vendosni fjalën kyçe....

Harrojeni Facebook-un, shkencëtarët mund të kenë zbuluar rrjetin social më të vjetër në botë


Duket se mijëra vjet më parë, njerëzit në Afrikë arritën të krijonin lidhje sociale pa Facebook, Twitter, TikTok ose ndonjë nga platformat moderne të komunikimit.

Arkeologët kanë zbuluar atë që ata thonë se është rrjeti social më i vjetër në botë që u përhap për mijëra milje midis Afrikës jugore dhe lindore.

Një studim dhjetëvjeçar i më shumë se 1500 rruazave të lashta OES në 30 qytete afrikane u krye nga një ekip studiuesish nga Instituti Max Planck për Shkencën e Historisë Njerëzore në Gjermani.

Studimi, i cili u botua në revistën Nature, zbuloi se ata që i bënë rruazat 50,000 vjet më parë i shkëmbyen ato në distanca të mëdha, duke ndihmuar kështu njerëzit të ndajnë mesazhe simbolike dhe të forcojnë aleancat në atë kohë.

Një nga studiuesit i përshkroi ‘këto rruaza të vogla’ si diçka që ka ‘fuqinë për të zbuluar histori të mëdha për të kaluarën tonë’.

“Ne e dimë se gjenetikisht këto grupe kishin një lloj kontakti, por deri më tani nuk ka pasur asnjë provë kulturore. Është disi befasuese që këta njerëz, të cilët jetuan 40,000 deri në 50,000 vjet më parë, do të kishin pasur një lloj rrjeti social që u përhap në një largësi kaq të madhe.” – theksoi ai.

Fatkeqësisht, ky rrjet më në fund pushoi së ekzistuari në Afrikën Jugore 33,000 vjet më parë, në atë që studiuesit shpjeguan se mund të ishte shkaktuar nga një ndryshim i madh në klimën globale.