Vendosni fjalën kyçe....

Komisioni Rregullator i KQZ-së vendos: Fushata elektorale për zgjedhjet e pjesshme lokale nis më 19 Shkurt


Fushata elektorale për zgjedhjet e pjesshme vendore në 6 bashkitë vendit që do të mbahen më 6 mars do të nisë më 19 shkurt.

Ky është vendimi i marrë sot në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Në fakt përfaqësuesi i Partisë Demokratike Indrit Sefa kishte kërkuar një datë më të hershme: “Data 7 do të ishte shumë e mirë për kandidatët që të kishin kohë.”

Por Komisioni e rrëzoi kërkesën e Partisë Demokratike për startimin e fushatës zgjedhore më 7 shkurt, duke i lënë më pak se 1 muaj kohë kohë partive politike për tu përgatitur për zgjedhjet në 6 bashki të vendit.

Anëtarët e Komisionit Rregullator të KQZ-së argumentuan se për shkak të afateve të vendosura kjo do të ishte e pamundur pasi kandidatët minimalisht nuk mund të regjistrohen nga KQZ para datës 12 shkurt.