Vendosni fjalën kyçe....

Mbështetësit e Berishës lexojnë një listë me emra nga selia blu: Këta nuk ishin në Kuvendin e Bashës


Mbështetës të ish-kryeministrit Sali Berisha kanë mesditën e kësaj të shtunë në selinë e Partisë Demokratike, nga ku kanë lexuar një listë me emra që nuk kanë marrë pjesë në Kuvendin e 18 dhjetorit të thirrur nga Lulzim Basha, pavarësisht se është deklaruar ndryshe nga ekipi i këtij të fundit.

Madje një pjesë e këtyre emrave thuhet se nuk kanë qenë fare në Shqipëri në kohën kur u mbajt Kuvendi i Bashës.

 “Eris Goxhaj, kryetar grupseksioni 3, Ergyn Kërtoku, kryetar grupseksoni 9, Flutura Morja, Heldi Kulla, kryetar seksioni, Irena Muçohasaj, Jurgen Baçi, Klaudio Biraçi, Lefter Troja, Marjon Gjinaj, Muharem Aliçka, Naim Nazeraj, Petrit Ponari, Sadik Zeqiri, Safete Kurti, Tefik Lila, Petro Tusha, Anila Gjinaj, etj.

Me përgjegjësi të plotë deklarojmë se këta persona, që janë deklaruar se kanë marrë pjesë në Kuvendin e 18 dhjetorit, as kanë marrë pjesë, as kanë qenë aty, por kanë qenë duke votuar në referendumin e Berishës.

Ju bëj me dije se ne si degë do të ndërmarrim të gjitha hapat ligjorë, për të vënë para përgjegjësisë ata që guxojnë apo do të guxojnë të dëmtojnë demokracinë. Dritan Sopoti nuk ka qenë kurrë dhe nuk është anëtar i PD, por është anëtar i Partisë Socialiste. Jurgen Baci ndodhet në Angli, Marjon Gjinaj gjithashtu ndodhet në Angli. Këto janë më se të vërtetueshme.”- tha përfaqësuesja e Komisionit të Rithemelimit.