Komiteti Ekzekutiv i FSHF ka vendosur datën 2 mars për mbajtjen e Asamblesë së Përgjithshme Zgjedhore që do të mblidhet në godinën e FSHF-së për të zgjedhur kreun e ri.
“Federata Shqiptare e Futbollit bën me dije se Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së në mbledhjen e tij të datës 21.01.2022 në bazë të kompetencave që i jep Statuti i FSHF-së, vendosi të thërrasë Asamblenë e Përgjithshme të Zakonshme Zgjedhore, që do të zhvillojë punimet më datë 02.03.2022, ora 10:00 në selinë e FSHF te ‘Shtëpia e Futbollit’ në Tiranë.
Në këtë mbledhje anëtarët e Komitetit të Ekzekutiv të FSHF përcaktuan dhe miratuan edhe rendin e ditës së punimeve të Asamblesë.”– thuhet në njoftimin e FSHF-së.
Zgjedhjet do të mbahen jo vetëm për presidentin e ri të FSHF-ës, por dhe për anëtaret e rinj të Komitetit Ekzekutiv.
Në garën për president deri tani kanë konfirmuar kandidaturën e tyre vetëm Armand Duka dhe Dritan Shakohoxha.