Vendosni fjalën kyçe....

Miratohen masa shtesë kundër Covid, çfarë duhet për të hyrë në Kosovë nga sot


Qeveria e Kosovës ka miratuar masa të reja kundër Covid që hyjnë në fuqi sot e do zgjasin fillimisht deri më 4 shkurt.

Kufizimi i lëvizjeve do bëhet nga ora 10 e mbrëmjes deri në 5 të mëngjesit.

Për sa i përket hyrjes së Kosovë nga vende të tjera, personat duhet të kenë certifikatën e vaksinimit me tri doza, ose me dy doza dhe me një tampon negativ të 48 orëve të fundit.

Kjo kërkesë nuk prek ata që hyjnë tranzit, diplomatët e huaj, fëmijët nën 12-vjeç, e ata që kanë dëshmi mjekësore se nuk mund të vaksinohen.

Përjashtim gjithashtu bëjnë edhe shtetasit e Kosovës që s’kanë dy doza të vaksinës, por ata duhet të karantinohen në shtëpi për shtatë ditë.

Të gjithë punonjësve të institucioneve publike do t’u kërkohet certifikata me të paktën dy doza.

Masat

1. Cdo person i cili hyn në Republikën e Kosovës duhet të posedojë një nga dëshmitë e mëposhtme:

2.1 Certifikatën e vaksinimit me tri (3) doza (ose me një dozë të vaksinës Janssen dhe dozë përforcuese) kundër COVID-19;

2.2 Certifikatën e vaksinimit me dy doza (ose me një dozë të vaksinës Janssen) kundër COVID-19, bashkë me testin RT-PCR negativ për COVID-19, jo më herët se 48 orë para nisjes (për udhëtarët që hyjnë në rrugë ajrore) ose 48 orë para mbërritjes në pikën kufitare (për ata që hyjnë në rrugë tokësore).

  1. Nga kërkesa për të poseduar ndonjërën nga dëshmitë sipas pikës 2.1 deri 2.2 lirohen:

3.1 Personat të cilët hyjnë në Kosovë përmes aeroportit apo përmes pikave kufitare tokësore dhe largohen nga Kosova (transit) brenda tre (3) orësh përmes aeroportit ose pikave kufitare tokësore, me kusht që në hyrje të nënshkruaj deklaratën se do ta lëshojë Kosovën brenda tre (3) orësh dhe gë dalja në pikë kufitare të jetë e ndryshme nga hyrja kufitare;

3.2 Personat, të cilët punojnë si transportues profesionist (vozitës), me kusht që të respektojnë protokollin për transport ndërkombëtarë për mbrojtje nga COVID-19;

3.3 Shtetasit e Republikës së Kosovës gë kanë dalë jashtë Kosovës në 12 orët e fundit;

3.4 Oytetarëte huaj, të cilët kalojnë nëpër Kosovë përmes transportit të organizuar me autobus ose me linjë të rregullt ndërkombëtare, transit, me kusht gë të nënshkruhet deklarata se do ta lëshojnë territorin e Kosovës brenda pesë (5) orësh;

Diplomatët e huaj, të akredituar në Kosovë dhe pjesëtarët e trupave të KFOR;

Personat nën moshën dymbëdhjetë (12) vjecare;

Shtetasit e Republikës së Kosovës gë nuk i kanë dy doza të vaksinës janë të detyruar të kryejnë karantinim shtëpiak për një periudhë prej shtatë (7) ditësh që nga hyrja në territorin e Republikës së Kosovës;

3.8 Personat me dëshmi mjekësore nga mjeku specialist i fushës përkatëse se kanë kundërindikacione dhe janë të liruar nga vaksinimi. Personat e tillë duhet të paragesin testin RT-PCR negativ për COVID-19, të administruar jo më herët se 48 orë para nisjes (për udhëtarët gë hyjnë në rrugë ajrore) ose 48 orë para mbërritjes në pikën kufitare (për ata që hyjnë në rrugë tokësore);

3.9 Personat nga mosha 12 vjecare deri në moshën 16 vjecare duhet të posedojnë testin RT-PCR negativ jo më të vjetër se 48 orë.