Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Mbi 16 mijë qytetarë e kanë plotësuar formularin online të Këshillimit Kombëtar


Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë të shtunë numrin e qytetarëve që kanë plotësuar pyetësorin e qeverisë online në kuadër të nismës së Këshillimit Kombëtar.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama zbulon se deri më 21 janar, janë 16 mijë e 544 qytetarë që e kanë plotësuar pyetësorin online.

Rama ka publikuar edhe pyetjen e katërt, për të cilën u kërkohet mendim qytetarëve, lidhur me personat që kanë përfituar statusin e pensionistit, por që ende vijojnë të punojnë.

“KËSHILLIMI KOMBËTAR / PYETJA 4

Me falenderimin e madh për 16.544 bashkëqytetarët e bashkëqytetaret, kudo ndodhen, që janë përfshirë deri mbrëmë në Këshillimin Kombëtar, duke e plotësuar pyetësorin online qysh në 24 orët e para, ju ftoj të gjithëve të bëheni pjesë e këtij kuvendimi popullor për çështje me rëndësi strategjike për Shtëpinë tonë Shqipërinë🇦🇱
Jepni opinionet tuaja duke klikuar këtu👉 https://keshillimikombetar.al/”- shkruan Rama krahas fotos së pyetjes së katërt.