Vendosni fjalën kyçe....

Tabaku nxjerr dokumentin: Koha që SPAK të veprojë për aferën e inceneratorit të Tiranës


Nënkryetarja e PD-së, Tabaku, ka publikuar vendimin e Këshillit Bashkiak të Durrësit e i ka bërë thirrje prokurorisë speciale që të veprojë lidhur me aferën e inceneratorëve.

Në një postim në Facebook, ajo thekson se vendimi i këshillit i hap rrugën negociatave me kompaninë e inceneratorit në Tiranë.

Tabaku shkruan se çdo ditë e më shumë bëhet e qartë përse deputetët e PS-së bllokuan hetimin e kësaj afere që nga xhepat e qytetarëve milione euro.

Ajo thekson se sa më shumë të gërmosh në këtë aferë, gjithnjë e më shumë duke gjesh përfshirjen e kryeministrit Rama, ish-ministrit Gjiknuri, zv.kryeministrit Ahmetaj, kryebashkiakut Veliaj e deputetit Bllako.

“Përditë bëhet më e qartë përse socialistët bllokuan hetimin për aferën e inceneratorëve në Komisionin Hetimor.

Ato duan të mbulojnë provat për grupin të strukturuar kriminal që ende sot e kësaj dite merr nga xhepat e shqiptarëve miliona euro.

Të tre inceneratorët nuk punojnë ne kapacitet të plotë dhe qeveria është ngritur në këmbë t’i “krijojë” punë, sidomos atij te Tiranës. 

Të gjithë i mbajmë mend pamjet se si në mes të sezonit turistik plehrat digjeshin në çdo qytet për qellime kriminale. Pra,  për t’i detyruar bashkitë të paguanin tarifën e “inceneratorit”, pra qytetarë të paguanin me tarifë megjithëse më herë kanë paguar nga buxheti i shtetit me taksa!

Kështu ka ndodhur në Tiranë por edhe në Durrës. Shihni vendimin e Këshillit Bashkiak të  vitit 2020, ku i jepet leja për të negociuar nënkryetares së bashkisë me kompaninë së inceneratorit Tiranë.

Rezultati i kësaj negociate një tender pa konkurim me vlerë 10 mln euro. Më poshtë shkresa ku udhëzohet Bashkia se me kë duhet të negociojë dhe si duhej negociuar.

Sa më shumë të gërmosh aq më shumë e kupton përfshirjen e Ramës, Ahmetaj, Gjiknurit, Bllakos, Veliaj, Kokës dhe të tjerëve në aferën e mbi 430 mln eurove. Sa do që socialistët të përpiqen të mbulojnë gjurmët e Grupit të Strukturuar Kriminal ai është përpara syve të shqiptarëve.  Koha që SPAK të veprojë! Koka nuk është vetëm se bishti i aferës kriminale.”