Vendosni fjalën kyçe....

Basha publikon video nga takimi në Durrës: Ndryshimi që kemi nisur nga vetja është përcaktues për fatet e vendit


Kryetari i Partisë Demokratike ka publikuar sot një video nga takimi që ai pati një dite më parë në Durrës me demokratët.

Në mesazhin që shoqëron videon, Basha shprehet se demokratët janë të bashkuar në qëllimin e tyre për të ndërtuar një të ardhme më të mirë.

Sipas Bashës, ndryshimi që kanë nisur demokratët nga vetja është përcaktues për fatet e vendit.

“Ditë pas dite shqiptarët po binden se demokratët janë të bashkuar në qëllimin e tyre për të ndërtuar një të ardhme më të mirë.

Mënyra si ne shpalosim me qytetari vizionin që kemi për politikën, për luftën kundër korrupsionit, për zhvillimin e vendit, duke reflektuar me sinqeritet mbi të shkuarën tonë, për të davaritur hijet që na kanë ndarë nga pjesa më e shëndetshme e shoqërisë shqiptare.

Ky ndryshim që kemi nisur nga vetja është përcaktues për fatet e vendit sepse si do të jetë Partia Demokratike sot, do të jetë Shqipëria nesër.”- shkruan Basha.