Vendosni fjalën kyçe....

Berlusconi heq dorë nga gara për president të Italisë vetëm dy ditë para zgjedhjeve


Silvio Berlusconi ka hequr dorë nga gara për president të Italisë vetëm dy ditë para zgjedhjeve.

Ai pretendon se i kishte votat, por preferoi të largohej për hir të unitetit të vendit.

“Pas takimeve të panumërta me deputetë dhe delegatë rajonalë, gjithashtu dhe mbi të gjitha që i përkasin anëve të ndryshme të koalicionit të qendrës së djathtë, kam verifikuar ekzistencën e numrit të mjaftueshëm për zgjedhje.”- thotë ish-kryeministri në një deklaratë të shtunën, duke shtuar se  “Presidenca e Republikës është zyra më e lartë e institucioneve tona, përfaqëson Unitetin e Kombit, të vendit që dua dhe në shërbim të të cilit jam vënë prej tridhjetë vjetësh, me gjithë energjinë time, aftësitë e mia”.

Megjithatë, ai deklaroi se është tërhequr pas një reflektimi “duke vendosur gjithmonë interesin kolektiv mbi çdo konsideratë personale” dhe duke bërë “një hap tjetër në rrugën e përgjegjësisë kombëtare, duke u kërkuar atyre që e kanë propozuar të heqin dorë, të heqin emrin tim për Presidencën e Republika”.

Por pse Berlusconi frenohet? Siç citon Il Fatto Quotidiano, Bersluconi thotë për të shmangur që emri i tij “të konsumojë polemika apo përçarje që nuk gjejnë asnjë justifikim, që kombi nuk mund t’i përballojë sot”. Me pak fjalë: edhe ai e dinte se kandidatura e tij ishte shumë përçarëse.