Vendosni fjalën kyçe....

Chelsea fiton derbin e Londrës ndaj Tottenham


Chelsea ka arritur që ta fitojë derbin e qytetit kundër Tottenham, duke e mposhtur skuadrën e Antonio Contes me rezultat 2-0. Hakim Ziyech (48) dhe Thiago Silva (55) shënuan për Blutë e Londrës.

Hakim Ziyech zhbllokoi sfidën me një gol të bukur në minutën e 48-të. Mw pas Thiago Silva dyfishoi rezultatin duke shënuar gol në minutën e 55-të të ndeshjes.

Kjo fitore e lë në vendin tretë Chelsean por me 47 pikë, një më pak se Liverpool, por Blutë e Londrës kanë dy ndeshje më shumë të zhvilluara se “të kuqtë”.

Tottenham mbetet në vendin e shtatë në Premier Ligë me 36 pikë, 2 më pak se Manchester United në vendin e katërt që ka dy ndeshje më shumë të zhvilluara se “Gjelat” e Londrës Veriore.