Vendosni fjalën kyçe....

KQZ njohu vetëm përfaqësuesit e Bashës, reagon Komisioni i Rithemelimit: U shkel Kushtetuta, Ramën dhe Bashën i pret fundi


Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit të PD-së, ka reaguar pas vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për të pranuar si përfaqësues të PD-së dy të dërguarit e Lulzim Bashës, por jo Ivi Kason.

Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit të PD-së e akuzon Celibashin se shkeli rëndë Kushtetutën  kur refuzoi përfaqësuesin e këtij komisioni dhe pranoi vetëm ata të kryedemokratit Lulzim Basha për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit.

“Edi Rama dhe Lulzim Brava janë një!

Dje, Celibashi i narkopartisë me urdhër të kreut të meduzës Edvin Rama refuzoi përfaqësuesin legjitim të PD në KQZ dhe pranoi përfaqësuesin e Peng Bashës duke shkelur kështu rëndë kushtetuten dhe ligjet e vendit.

Me këtë akt antiligjor antikushtetues Edi Rama thellon më tej qëndrimin e tij monist dhe kundër pluralizmit politik. Duke pranuar përfaqësuesin e Peng Bravës në KQZ Edvin Kristaq Koleka dëshmon urrejtjen atërore ndaj pluralizmit të vërtetë politik.

Me këtë rast paralajmërojmë Edvin Ramën se për këtë akt të ri armiqësor ndaj PD, pluralizmit politik dhe demokracisë në Shqipëri e pret se bashku me Peng Bravën e tij fundi i një diktatori të urryer të kombit shqiptar dhe se me asnjë manovër antidemokratike nuk do mund të pengojë fitoren më 6 mars të Partisë Demokratike dhe aleatëve të saj.”- thuhet në njoftimin e Komisionit të Rithemelimit.