Vendosni fjalën kyçe....

Kryeministrja e Zelandës së Re anulon dasmën e saj për shkak të masave anti-Covid


Kryeministrja e Zelandës së Re Jacinda Ardern ka anuluar dasmën e saj pasi vendi do të ketë një shtrëngim të masave në mënyrë që të frenojë përhapjen e variantit Omicron të Covid-19.

Me masat e reja që hyjnë në fuqi të dielën, kryeministrja Adern njoftoi se edhe ajo kishte anuluar festën e dasmës. Ardern dhe partneri i saj Clarke Gayford, të cilët kanë një vajzë së bashku, po planifikonin të martoheshin zyrtarisht më vonë gjatë verës. Zelanda e Re është në hemisferën jugore, që do të thotë se muajt e saj të verës janë dhjetori, janari dhe shkurti.

Duke folur në një konferencë për mediet, ajo vuri në dukje se rregulli i ri kufizonte dasmat, ditëlindjet dhe mbledhjet e tjera në 100 persona për të vaksinuarit dhe në 25 persona për të pavaksinuarit.

“Sa i përket times, dasma ime nuk do të vazhdojë, por unë thjesht bashkohem me shumë qytetarë, të cilët kanë pasur një përvojë të tillë si rezultat i pandemisë. Dhe për këdo që kapet në atë skenar, më vjen shumë keq, por ne jemi të gjithë kaq elastikë dhe e di që e kuptojmë se po e bëjmë këtë për njëri-tjetrin dhe kjo do të na ndihmojë të vazhdojmë.”- tha Ardern.

E pyetur se si ndihej për anulimin e dasmës, kryeministrja 41-vjeçare u përgjigj: “Kështu është jeta. Unë nuk jam ndryshe nga, guxoj të them, mijëra qytetarë të tjerë të Zelandës së Re.”