Vendosni fjalën kyçe....

Kukësi me 10 lojtarë mposht Skënderbeun


Kukësi ka arritur të marrë një fitore të rëndësishme për garën për titull në Superligë, këtë herë ndaj Skënderbeut.

Verilindorët fituan 1-0 edhe pse në pjesën e parë u ndëshkuan me karton të kuq pas daljes nga loja të Tafas në minutën e 37’.

Goli i vetëm i ndeshjes u shënua nga Vasil Shkurtaj në minutën e 82.

Me këtë fitore, Kukësi barazon me pikë Laçin e vendit të dytë.