Vendosni fjalën kyçe....

Liverpool fiton kundër Crystal Palace, në ndjekje të kryesueseve të Man.City


Liverpool ka shënuar një fitore të rëndësishme sot në Londër kundër Crystal Palace me rezultat 1-3. Van Dijk (8), Oxlade-Chamberlane (32) dhe Fabinho (89). Golin e vetëm për vendasit e shënoi Eduard (55)

Liverpool nuk ka gabuar sonte në Londër dhe ka siguruar tri pikët e radhës në Premier Ligë.

Robertson do të asistonte për Van Dijk te goli i parë i ndeshjes.

Goli i dytë për Reds erdhi në minutën e 32-të.

Oxlade-Chamberlain shënoi pasi që shfrytëzoi për mrekulli krosin e Robertson që bëri asistin e dytë në këtë ndeshje.

Rezultatin për Palace do ta ngushtonte Odsonne Eduardo që shënoi pas një asistimi të Matetas.

Fabinho në minutën e 89-të do shwnonte golin e fundit të sfidës dhe të tretin për Livepool nga pika e bardhë e penalltisë.