Skena kaotike janë parë në kongresin e Hondurasit pasi gjatë betimit të presidentit të ri të këtij kongresi, shpërtheu një përleshje mes deputetëve.
Anëtarët e Partisë Libre luftuan mes tyre pasi kongresmeni Jorge Calix u zgjodh president i kongresit në vend të Luis Redondo.
Mes thirrjeve “tradhtarë“, politikanët e zemëruar u futën me forcë në podiumin ku Calix po bënte betimin. Calix u detyrua të largohej pasi kongresmenët filluan të gjuanin me grushta.
Kjo ishte hera e parë që kongresi prej 128 anëtarësh i Hondurasit po mblidhej që kur u zgjodh në nëntor të vitit 2021.
“Tradhtia është e plotë.”- tha presidentja e vendit Xiomara Castro në “Twitter” pas sherrit.
Zonja Castro erdhi në pushtet më 28 nëntor në zgjedhjet që panë të zgjedhej presidentja e parë grua e vendit, duke i dhënë fund sundimit 12-vjeçar të Partisë Kombëtare.
Ajo i fitoi zgjedhjet me mbështetjen e PSH-së, udhëheqësi i së cilës Salvador Nasralla i dha fund fushatës së tij presidenciale dhe mbështeti zonjën Castro.
Një pjesë e marrëveshjes me zotin Nasralla ishte që dikush nga partia e tij të emërohej si presidenti i ri i kongresit.