Vendosni fjalën kyçe....

Shembet ura e Metoqit në Sarandë, lidhte fshatin me zonën bujqësore dhe blegtorale


Shembet ura e Metoqit në Sarandë. Ende nuk dihet arsyeja e shembjes, por paraprakisht mendohet se mund të jetë shembur nga kalimi i ndonjë kamioni me ngarkesë mbi tonazhin e lejuar prej 10 ton.

Një mundësi tjetër mund të jetë që shembja e urës të ketë ardhur nga erozioni i ujit të lumit Bistricë në njërën prej këmbëve të urës.

Kjo urë lidhte fshatin me zonën bujqësore dhe blegtorale të Metoqit. Në këtë zonë janë ndërtuar vitet e fundit edhe 10 banesa dhe disa komplekse blegtoriale.

Pas situatës së krijuar, bashkia ka marrë masat urgjente dhe ka bërë bllokimin e urës deri në rregullimin e saj.