Vendosni fjalën kyçe....

Blushi: Mediat të ruajnë pavarësinë, mungesë profesionalizmi pretendimi se reagimi i Metës lidhet me punimet e Asamblesë Zgjedhore për Shoqatën Rajonale të Futbollit të Tiranës


Zëdhënesi i Presidentit Ilir Meta ka reaguar lidhur me pretendimin e disa mediave se reagimi i paradites në Twitter i Kreut të Shtetit lidhet me punimet e pasdites të Asamblese Zgjedhore për Shoqatën Rajonale të Futbollit të Tiranës.

Blushi e quan mungesë profesionalizmi dhe fton mediat të ruajnë pavarësinë dhe profesionalizmin e tyre.

Mungesë profesionalizmi, që qëndrimi i shprehur paradite i Presidentit të Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta për ndërhyrjet dhe shantazhet e politikës në zgjedhjet e FSHF, lidhet me kontestimet e pretendura sot pasdite.

I ftojmë mediat të pavarësohen nga ndërhyrjet politike dhe të ruajnë lirinë, pavarësinë dhe profesionalizmin e tyre!”-shkruan Blushi.

Meta mëngjesin e sotëm dënoi ndërhyrjen e politikës në sport dhe futboll dhe ndërhyrjet për shantazhimin nga politika për atyre që do zgjedhin kandidatët.