Vendosni fjalën kyçe....

Dështon mbledhja e Shoqatës së Futbollit të Tiranës, Prodani akuza Dukës: Në sallë ishin njerëz që s’kanë lidhje me sportin


Dështon mbledhja e Shoqatës së Futbollit të Tiranës. Mbledhja e cila duhet të mbahej në orën 15:00, nuk u realizua dot për shkak të mungesës së kuorumit.

Kandidati për Shoqatën e Futbollit Rajonale të Tiranës Eduard Prodani ka akuzuar kreun e FSHF-së, Armando Duka se ai dhe stafi i tij kanë shtuar 20 votues anonimë, duke përjashtuar kështu nga mbledhja shoqatat legjitime të Tiranës.

Në një dalje për mediat, Prodani tha se kishte manipulim të listave dhe një sërë shkeljesh të tjera.

 “Ka manipulim të listave, nuk na është dhënë numri i delegatëve. Nuk mund të shkosh në votime pa ditur se kush voton për ty. Qëllimi është shumë i qartë për të manipuluar listat e delegatëve Mbledhja drejtohet nga njerëz të federatës dhe nuk duhej të bëhej në këtë godinë. Është njësoj sikur mbledhjet e Federatës së Futbollit të bëhen në UEFA.

Kishte fytyra që ne nuk i kishim parë asnjëherë. Asamble tërësisht e manipuluar. Shoqata nuk ka staf, i gjithë organizimi është bërë nga federata në konflikt të pastër interesi. Nuk mund të marrim pjesë në një Asamble në të cilën është e mbushur salla me njerëz që nuk e dimë nga vijnë, ndryshe do ishte që të bëheshim ortak në këtë estradë. Jemi 41 shoqata, aty ishin 67 anëtare.”- tha Prodrani.