Presidenti i FSHF-së, Armando Duka ka reaguar pasi në hyrje të banesës së tij është vënë tritol.
Duka tha se nuk ka idenë se kush mund t’i ketë vënë tritolin në banesë por uron që të jetë rastësi.
Më tej Presidenti i FSHF-së tha se dinamiti ishte vendosur te mekanizmi i hapjes së derës në banesë, dhe nga filmimet një njeri me kapuç është afruar te dera dhe ka vendosur lëndën shpërthyese.
Deklarata:
Duka: Nuk kam mundësi me dhënë deklarata. Jam shokuar. Nuk e kam idenë. E ka dëgjuar gjithë Durrësi më kanë vënë dinamit te dera e shtëpisë.
Pyetje: Kush ka qenë në banesë?
Duka: Familja ime, djali, gruaja. Uroj të jetë rastësi.
Pyetje: A ka dëmtime në njerëz?
Duka: Jo nuk kemi dëmtime, porta është larg nga banesa por shpërthimi është i madh. I kam filmimet. Duket një njeri me kapuç që është afruar te porta dhe ka vendosur dinamitin te mekanizmi i hapjes. Këto hetues janë të gjithë të aftë dhe maksimumi deri nesër do t’ju bëjnë të ditur se kush është.