Vendosni fjalën kyçe....

Dy vdekje dhe mbi 2 mijë raste të reja me COVID-19 në Kosovë



Në 24 orët e fundit në Kosovë kanë humbur jetën dy qytetarë si pasojë e COVID-19. Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 2 mijë e 243 raste të reja të infektuara me këtë virus.

Të dhënat janë bërë të ditura pak më herët nga Ministria e Shëndetësisë në Kosovë.

Ndërkohë, sot thuhet se janë shëruar 465 qytetarë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 161 mijë e 170.

“4 Janar 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.861 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.747841 doza të vaksinës.

Deri më sot 801.524 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 44.143 doza përforëcuese dhe 12.200 doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

Nga 8.416 testime, 2.243 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 2 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 465 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 161.170.

Në total numri i rasteve aktive është 19.519.”– thuhet në njoftim.