Për vitin 2021 eksportet e mallrave zunë gati 48% të totalit te importeve.
Megjithëse në përmirësim përqindja e mbulimit mbeti e njëjtë si në vitin 2013 dhe ende poshtë nivelit të vitit 1960 kur vendi ishte nën regjimin komunist.
Të dhënat historike të INSTAT tregojnë se në vitet e para të regjimit totalitar, më 1950 eksportet shqiptare mbulonin 29 për qind të importeve. Eksportet në këtë vit ishin 46 milionë lekë dhe importet 159 milionë lekë.
Bilanci tregtar u përmirësua në një dekadë për shkak të zhvillimit të ekonomisë me cikël të mbyllur. Në vitin 1996 eksportet shqiptare mbulonin 60% të importeve. Në këtë vit u eksportuan 349 milionë lekë mallra dhe u importuan 583 milionë lekë.
Tregtia me jashtë arriti kulmin në vitin 1980 ku mbuluan pothuajse 100% importet me eksporte. Në këtë vit u eksportuan 2, 4 miliardë lekë marra dhe po kaq u importuan. Ekonomia e regjimit komunist nisi tkurrjen e fortë pas vitit 1980 për shkak rënies së produktivitetit. Në vitin 1983 raporti i mbulimit të importeve ra në 83%, pati një përmirësim në vitet 1986-1987 në nivelet 93 dhe 94%,dhe më pas rënie.
Kthesa e fortë nisi në vitet 1990 ku ekonomia e centralizuar u shpërbë në ekonominë e tregut. Sektori i prodhimit me destinacion eksportin thuajse u shkatërrua. Në vitin 1990 raporti i mbulimit të importeve me eksporte ishte 59.9 për qind dhe më pas në dekadën e parë tranzicionit erdhi me përkeqësim duke mbuluar vetëm 23.9% të eksporteve në vitin 2009.
Pesha në eksporteve në tregtinë jashtme nisi të rritej pas vitit 2009 nga zhvillimi i shpejtë industrisë fason dhe eksportin e naftës bruto. Në dekadën e tretë të tranzicionit eksportet mbuluan mesatarisht 45% të importeve, duke qëndruar ende poshtë nivelit të viteve 1960.
Para vitit 1990 Shqipëria i realizonte 63% të eksporteve me vendet e lindjes dhe ato të raronit (ish Jugosllavia. Deri në vitin 1960 ku regjimi komunist kishte ende marrëdhënie të mira me Ish-Bashkimin Sovjetik realizonte 50% të eksportit total. Ndërsa me vendet e zhvilluara të Europës dhe Japoni në vitin 1960 realizohej vetëm 1% e totalit të eksportit, ndërsa në vitin 1989 -1990 pesha e eksporteve në perëndim arriti në 37.9% e totalit.
Në vitin 2020 pesha e eksporteve në vendet e BE është 75% të eksporteve të mallrave, duke arritur vlerën 203 miliard lekë, Ndërsa pesha e importeve nga vendet e BE është 58% të importeve të mallrave, duke arritur vlerën 351 miliard lekë. Importet nga këto vende u ulën me 6,1%, krahasuar me vitin 2019./B.Hoxha
VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Monitor