Vendosni fjalën kyçe....

Familjet e diplomatëve amerikanë urdhërohen të largohen nga Ukraina


Familjet e diplomatëve amerikanë janë urdhëruar të largohen nga Ukraina, ndërsa disa punonjës të ambasadës u autorizuan të largoheshin ‘vullnetarisht’, sipas një këshillimi të përditësuar udhëtimi që përsëriti deklaratat për një ‘kërcënim të vazhdueshëm të veprimit ushtarak rus’.

“Ka raportime se Rusia po planifikon aksione të rëndësishme ushtarake kundër Ukrainës.” – tha Departamenti i Shtetit të dielën, duke shtuar se ‘autorizoi largimin vullnetar të punonjësve të SHBA-së dhe urdhëroi largimin e anëtarëve të familjeve që kualifikohen si (EFM).

Qytetarëve amerikanë u këshilluan edhe një herë fuqimisht të mos udhëtonin në Ukrainë, ndërsa atyre që ishin tashmë në vend iu tha që ‘të konsideronin të niseshin tani duke përdorur mundësi të tjera me fluturime tregtare ose private.

Këshillimi më i lartë ‘Niveli 4: Mos udhëto’ drejt Ukrainës, duke përmendur Covid-in dhe ‘kërcënimet e shtuara nga Rusia’, ka qenë në faqen e internetit të Departamentit të Shtetit për më shumë se një muaj.

SHBA kishte paralajmëruar më parë qytetarët e saj se ata nuk duhet të ‘parashikojnë se do të ketë evakuime të sponsorizuara nga qeveria amerikane’, nëse një luftë do të ndodhë në Ukrainë, duke sugjeruar që ata të përdorin fluturimet tregtare të disponueshme në vend.

Moska i ka mohuar vazhdimisht deklaratat se po planifikon një pushtim të Ukrainës.

Përgatiti për Hashtag.al, Klodian Manjani