Vendosni fjalën kyçe....

Kina zhvillon robotin më të madh bionik në botë (Video)


Një robot i ri bionik katërkëmbësh me energji elektrike është zhvilluar nga Kina, që pretendon se ai është më i madhi dhe më i rëndi i llojit të tij.

Ai është krijuar për të ndihmuar me dërgesat dhe operacionet e zbulimit në kushte të vështira që konsiderohen shumë të rrezikshme për ushtarët njerëzorë, siç zbulohet nga Televizioni Qendror Kinez (CCTV).

Sipas raporteve dhe pamjeve të robotit, pajisja trupore me katër këmbë është pothuajse aq e gjatë sa një burrë i rritur dhe mund të mbajë deri në 160 kilogramë peshë duke vrapuar me një shpejtësi deri në 10 kilometra në orë.

Pavarësisht se është përshkruar si roboti bionik më i rëndë në botë, makina thuhet se mund të vrapojë përpara dhe prapa, të kthehet, të kërcejë e të ecë diagonalisht. Pajisja është projektuar për të përshkuar terrene të vështira si shkëmbinj, llogore, borë, shkretëtirë dhe rrugë me baltë, sipas CCTV.

Roboti thuhet se është i pajisur me sensorë të teknologjisë së lartë për të monitoruar rrethinën e tij dhe mund të vendoset për ndihmë në zona luftimi me rrezik të lartë dhe mjedise të ashpra. Një përdorim tjetër i mundshëm është dërgimi i ngarkesave të ndryshme, të tilla si municione dhe furnizime, në rajone të largëta dhe territore jashtë rrjetit rrugore të paarritshme për automjetet konvencionale.

Dyshohet se ai nuk është roboti i parë bionik ushtarak i zhvilluar në Kinë. Një tjetër makinë katërkëmbëshe e zbuluar nga mediat kineze është një qen mekanik me nofkën Geda.

Ky robot, që thuhet se peshon 32 kilogramë mund të mbajë deri në 40 kilogramë ngarkesë dhe të kuptojë komandat zanore, si dhe të përdorë njohjen e fytyrës. Raportohet se ka kaluar teste në terrene kaq të vështira si rrugë shkëmbore, pyje dhe ura të ngushta.

Qeveria kineze me sa duket i ka vendosur synimet që vendi të bëhet një lider global në robotikë deri në vitin 2025, me zyrtarët në fund të 2021 që shpallën një plan të ri pesë-vjeçar për të nxitur rritjen e sektorit të saj të robotikës.

Përgatiti për Hashtag.al, Klodian Manjani