Krenar Alimehmeti është zgjedhur kreu i Shoqatës së Futbollit në Tiranë. Mësohet se ai mori 44 vota pro, 2 kundër dhe 1 abstenim.
Kujtojmë se më herët kandidati tjetër Eduard Prodani u tërhoq nga gara bashkë me mbështetësit e tij dhe e akuzoi kreun e FSHF-së Armand Dukën se ka shtuar si votues 20 persona anonimë dhe me këto anonimët ka bërë kuorumin për të votuar kandidatin e tij, Krenar Alimehmetin.
Sipas Prodanit në zgjedhje ishin më shumë se 42 delegatë.
(Lajmi në përditësim…)