LSI duket se ka nisur përgatitjet për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit që do mbahen në gjashtë bashki.
Mësohet se sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari ka shpërndarë për të gjithë strukturat e LSI-së në bashkitë ku do mbahen këto zgjedhje, një udhëzim për ngritjen e shtabeve elektorale.
Bëhet fjalë për bashkitë: Shkodër, Dibër, Durrës, Vorë, Lushnjë, Rrogozhinë.
“Për rritjen e efikasitetit elektoral të Lëvizjes Socialiste për Integrim, udhëzoj ngritjen e shtabit elektoral në këto 6 bashki.”– thuhet në udhëzim.
Shtabi Elektoral do të drejtohet nga Koordinatori Politik i Qarkut dhe do të përbehët nga: Koordinatori Politik i Qarkut, Kryesia e LSI-së në bashki, kryesia e forumit të gruas dhe kryesia e forumit rinor, Delegatë të Konventës Kombëtare.