Vendosni fjalën kyçe....

Meta ironizon Ramën: Suksese në përpjekje për të rritur dinjitetin e parlamentit siç ia shtoi bashkive


Presidenti Ilir Meta në një intervistë për emisionin “Quo Vadis” në Vizion Plus ka ironizuar deklaratën e Kryeministrit Rama i cili tha se do zgjedhin një President normal.

Meta i uroi suksese shumicës duke thënë se ka mundësi të kapë edhe institucionin e Presidentit.

Unë nga socialistët jam propozuar. Unë e kam mbajtur edhe angazhimin e tij por edhe i kam qëndruar besnik asaj që kam thënë në Parlament kur jam zgjedhur, që mes pushtetit dhe demokracisë do zgjedh demokracinë. I uroj suksese në këto përpjekje për t’i rritur dinjitetin parlamentit siç ja ka shtuar prej vitesh bashkive, siç ja ka shtuar dhe drejtësisë e sidomos tani presidentit pas zgjedhjeve të 25 prillit, kur kjo mazhorancë e ka mundësi të kapë edhe këtë institucion”, tha Meta.