Vendosni fjalën kyçe....

Mijëra protestues kundër vaksinimit të detyrueshëm mbushin rrugët e Uashingtonit në SHBA (Videot)


Mijëra demonstrues dolën në rrugët e Uashington DC të dielën në një protestë kundër vaksinimit të detyrueshem kundër vaksinës Covid-19.

Protestuesit brohorisnin ‘Trupi im, zgjedhja ime’, ‘Jo vaksinim me detyrim’ ndërsa marshuan nga Monumenti i ish-presidentit Uashingtonit drejt Memorialit të ish-presidentit Lincoln.

Ngjarja paraqiti një numër folësish të shquar, duke përfshirë ish-zyrtarin shëndetësor të administratës Trump, Dr. Paul Alexander dhe studiuesin e vaksinave të mRNA, Dr. Robert Malone, të paktën 10 mjekë të tjerë si dhe dhe Robert F. Kennedy Jr., nipi i ish-presidentit Presidenti John F. Kennedy dhe djali i prokurorit të përgjithshëm të vrarë Robert F. Kennedy.

“Urdhrat për vaksinimin e detyrueshëm nuk janë amerikane.” – deklaruan organizatorët, duke shtuar, “Ne duam të jemi të lirë. Të lirë për të punuar. Të lirë për të udhëtuar. Të lirë për të mësuar. Të lirë për të pyetur. Të lirë për të folur. Të lirë për t’u lutur. Të lirë për të thënë jo.” – shtuan ata.

Këtë muaj, Gjykata e Lartë e SHBA bllokoi urdhrin e Presidentit Joe Biden që kërkonte që të gjithë punëtorët në kompanitë e mëdha të vaksinohen plotësisht. Biden protestoi ndaj vendimit të gjykatës, duke e sulmuar atë dhe u bëri thirrje bizneseve që ta zbatojnë vetë urdhrin.

Përgatiti për Hashtag.al, Klodian Manjani