Vendosni fjalën kyçe....

Ministrja Kushi: Shkollat i mbyllëm për shkak të ngrirjes së depozitave, kemi mbi 1 mijë mësues dhe 1 mijë e 600 nxënës me Covid


Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka folur sot për vendimin e marrë pak ditë më parë, për mbylljen e shkollave për tre ditë me arsyetimin e uljes së temperaturave në vend.

Gjatë fjalës së saj, Kushi ka mohuar se ka problem me ngrohjen nëpër shkolla. Por u shpreh se mbyllja ka ardhur për shkak të ngrirjes së depozitave të ujit si dhe rrugës që duhet të përshkojnë fëmijët.

Ajo tha se situata pandemike nuk ka lidhje gjithashtu me vendimin, megjithatë pranoi se janë të infektuar rreth 1100 mësues si dhe 1600 nxënës.

“Shkollat i mbyllem se ngrinë depozitat dhe ishte problem rruga e fëmijëve për në shkollë. Janë pak shkolla që nuk ka ngrohje, disa me dru, disa me kaldaja, kemi një bashkëpunim më Bashkitë. Nuk ka lidhje ky vendim, vetëm me sistemin e ngrohje, por edhe rreziku që mund të ketë nga shtëpia në shkollë.

Në këtë vendim e kemi marrë javën e kaluar kur parashikimet thonin që temperaturat shkonin deri -17 gradë, është një vendim që mund të rishikohet, nëse do përmirësohet situata.

Nuk ka lidhje me situatën e COVID, edhe pse jemi duke e monitoruar në të gjithë shkollat e vendit, edhe pse ka një rritje, 1100 mësues me COVID dhe 1600 nxënës.”– tha Kushi.