Vendosni fjalën kyçe....

Ndërron jetë në moshën 73-vjeçare stilisti francez Thierry Mugler


Stilisti francez Thierry Mugler, ka vdekur në moshën 73-vjeçare, sipas një mesazhi të postuar në llogarinë e tij zyrtare në Instagram.

Marka e stilistit, Mugler, konfirmoi gjithashtu lajmin përmes një postimi në Instagram, duke e përshkruar themeluesin e saj si ‘një vizionar, imagjinata e të cilit si një stilist, parfumier dhe bërës imazhi i fuqizoi njerëzit në mbarë botën të jenë më të guximshëm dhe të ëndërrojnë çdo ditë’.

I lindur në Strasburg, Francë, në vitin 1948, Mugler punoi si dizajner i pavarur në Paris përpara se të themelonte kompaninë e tij në vitin 1974. Në vitet 1980 ai ishte një figurë kryesore në modën ndërkombëtare.

Mugler ishte homoseksual i deklaruar ndërsa pas largimit nga jeta aktive si stilist u mor me palestër në mënyrë intensive.