Policia ka reaguar zyrtarisht për shpërthimin në Durrës në shtëpinë e Armando Dukës.
Policia thotë se një sasi lënde plasëse ka shpërthyen në portën e jashtme të banesës duke shkaktuar dëme materiale.
“Më datë 24.01.2022, rreth orës 22:10, në lagjen nr. 4, Durrës, para portës së shtetasit A. D. dyshohet se ka shpërthyer një sasi lënde plasëse. Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar vetëm dëme materiale në portën e jashtme të banesës.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”.