Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Garantojmë anonimitetin në pyetësorët e Këshillimit Kombëtar, na intereson mendimi i publikut


Kryeministri Rama ka pohuar sot se shpërndarja e pyetësorëve nëpër familjet shqiptare do përfundojë deri më 22 shkurt.

Gjatë fjalës së tij me grupin parlamentar të PS-së në Kuvend, kreu i qeverisë theksoi se procesi garanton anonimitetin dhe se bëhet për të përfshirë publikun në vendime të rëndësishme e strategjike pavarësisht përkatësisë politike.

“Shpërndarja e pyetësorëve do bëhet deri në 22 shkurt. Ky është një proces i bazuar mbi anonimitetin e pjesëmarrësve. Zarfat që shkojnë në shtëpi janë pa emër ndërsa sistemi që mbledh të dhënat nuk kërkohet një dokument identifikimi. Ky proces kaq i gjerë mbi çështje që na mjaftojnë kartonat në Kuvend ka një domethënie të madhe. Ky proces kërkon të dëshmojë vetëdijnë demokratike se për vendimet e hedhura për këshillim nuk mjafton vetëm bindja dhe mandati ynë po duhet edhe opinioni i publikut të gjerë. Duke marrë mendime përtej kampit tonë politik. Ky proces mund të ketë pikëpyetje dhe të meta ashtu edhe kundërshtitë përkatëse. Megjithatë asgjë nuk e ul vlerën e këtij investimi strategjik politik në funksion të lidhjes me njerëzit e zakonshëm të këtij vendi.” – tha Rama.