Vendosni fjalën kyçe....

Tabaku kërkon dëgjesë me Ministrinë e Financave: Qeveria përgjegjëse për rritjen e çmimeve


Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka ngritur sot në komisionin e ekonomisë shqetësimin për rritjen e çmimeve.

Gjatë fjalës së saj, Tabaku u shpreh se rritja e çmimeve dhe e inflacionit po varfërojnë më shumë njerëzit. Ajo solli si shembull taksat e rritura për fermerët. Për këtë Tabaku bën “përgjegjëse kryesore qeverinë dhe politikat e saj të gabuara”.

 “Rritja e taksave për fermerët në fund të 2021 ka sjellë dhe rritjen e çmimeve të produkteve bujqësore!

Sot fermerët janë duke dështuar dhe duke hedhur produktin e tyre sepse rritja e taksave po ndikon drejtë për drejtë në punën e tyre!”- tha Tabaku.

Deputetja demokrate kërkoi një dëgjesë me Ministrinë e Financave për situatën e rritjes së çmimeve dhe efektin e politikave fiskale tek qytetarët.